“Tre emra janë problemi PS, LSI, PD”, kështu deklaroi ditën e sotme deputeti Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit.
“Tre emra janë problemi PS, LSI, PD. Shqipëria është marrë peng dhe po zvarritet vetëm për shkak të këtyre bizneseve. Janë biznese që mbahen në këmbë për shkak të monopolizimit të vendit. Këto tre biznese reagojnë rrallë përballë shqiptarëve. Politikanët centralizojnë vendimmarrjen, çfarë e mban në këmbë këtë lloj biznesi. Qytetari është injoruar prej 30 vitesh”, u shpreh ai.
Sipas tij në zgjedhjet e 25 prillit shqiptarët duhet t’i dënojnë me votën e tyre këto tre forca politike.
“Keni në dorë të largoni këto tre figura. Kemi nevojë të dënojmë një klasë politike te kalbur dhe e krimbur në korrupsion. Të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, se politikanët tanë edhe për të matur tensionin shkojnë në spitalet e Stambollit”,- tha Valteri.
Top Channel