Home KRYESORE Ilaçi kundër Covid-19 që vjen nga deti, mjeku shqiptar në Spanjë shpjegon...

Ilaçi kundër Covid-19 që vjen nga deti, mjeku shqiptar në Spanjë shpjegon përbërjen e tij

Një ilaç i ri është duke u eksperimentuar dhe do të përdoret së shpejti dhe tek njerëzit. Spanja është e para që ka krijuar këtë ilaç i cili e ka burimin nga një specie që gjendet në thellësi të detit. Mjeku shqiptar në Madrid Kita Sallabanda ka treguar rreth tij:

Kita Sallabanda: “Ilaçi i ri që po prodhohet nga Farma Mar në Spanjë quhet Aplidin, është material që nxirret nga një specie nga fundi i detit, është 100% efikas në minj. Po fillojmë të praktikojmë, të bëjmë fazën e tretë të studimit në njerëz. Ky ilaç bashkë me Monlupinavir janë të dy ilaçet që ne do t’i përdorim në mënyrë masive pasi të kalojnë fazën e tretë të studimit”.

Mjeku shqiptar thotë se ilaçi Aplidina është një preparat i ri i modifikuar i cili parandalon përhapjen e virusit në organizëm. Karakteristika e këtij preparati të modifikuar është që frenon përhapjen e virusit benda në qelizë, që do të thotë se mund të infektohet, qeliza mund të sulmohet nga virusi, por ky frenon shumëzimin e virusit brenda qelizës”. Nëse gjithçka ecën me sukses, Aplidina dhe ilaçi Monlupinavirin do të jenë gati për përdorim nga fundi i muajit Prill, dhe ky do të ishte një lajm i mirë edhe për pjesën tjetër të botës./Vizion.com

Share: