Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar ditën e sotme për një video të publikuar në herët nga kryeministri Rama.
Në video dallohet se si infermieri bën sikur po injekton një shiringë por në të vërtetë ai nuk e shtyp fare atë. Kjo ka bërë që Vasili, nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetet sociale, të shpreh indinjatën duke e konsideruar këtë një skandal.
Sipas nënkryetarit të LSI, kryeministri Rama i bën shërbim mashtrimit të të sëmurëve me COVID-19.
Postim i plotë:
Fakt Trondites.Çfare kryeminister mashtrues!(VIDEO).
Edi Rama promovon e reklamon mashtrimin ndaj te semureve me COVID. Hedh ne Istagramin e tij VIDEO ku tregohet se si infermierja ben sikur injekton me shiringe. Por siç e shihni kalon gishtin persiper duke mos ja kryer injeksionin te semurit!
Skandaloze.
Kryeministri i ben sherbim mashtrimit te te semureve me COVID.