Nga Alma Lama
Njohja, vendosja e maredhenieve diplomatike me nje shtet dhe hapja e ambasades jane tre faza te ndryshme te nje procesi qe behet sipas protololleve diplomatike.
Por ne te trija keto faza kerkohet respekt dhe pajtueshmeri e nderjellte, gje qe nuk mund te ndryshoje sa here nderrohen qeverite pasi atehere behemi shtet jo serioz, dhe humbim reputacionin nderkombetar.
Edhe ne rastin e Izraelit, Kosova tashme eshte pajtuar per hapjen e ambasades ne Jeruzalem, edhe pse ky nuk eshte qendrim i BE-se.
Ne nuk kemi ndonej obligim zyrtar per te ndjekur politiken e jashtme te BE-se ne raport me shtetet e tjera, sidomos kur ndeshet me interesat tona.
E njohja e Izraelit eshte ne interes te Kosoves, ne radhe te pare sepse ka lene pa argumente te gjithe ato shtete qe ne emer te konflikteve te brendshme, refuzojne njohjen e pavaresise se Kosoves.
Peseshja e BE-se qe nuk na njeh, eshte pak a shume e tille dhe nuk ka marre parasysh as vendimin e GJND-se, e cila tha se Kosova eshte rast Sui Generis dhe se pavaresia e saj nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare.
Ne rastin e Kosoves, vete Palestina eshte pozicionuar gabim. Por ne raportet e saj me Izraelin ne nuk mund te nderhyjme dhe te marrim barra qe nuk na takojne.
Prandaj deklaratat si ajo rreth zhvendosjes se Ambasades se Kosoves nga Jeruzalemi, duhet te jene shume te kujdeshme sepse mund te demtojne maredheniet diplomatike ende pa u vendosur mire. Po