Home KRYESORE Kur ngrita per here te pare flamurin e Pavaresise se Kosoves

Kur ngrita per here te pare flamurin e Pavaresise se Kosoves

Endrra per liri

Nga Marsela Koçi

Sot ne diten e Pavaresise se Kosoves, ne si pjese e Mergates shqiptare duhet te ri sjellim ndermend kujtimet e asaj dite nga njerez qe luftuan dhe i dedikuan me sakrifica jeten e tyre kesaj date te shenuar. Nje nga ato kujtime, nder me te bukurit eshte ai i Vitore Stefa, qe jeton ne Trieste te Italise. Ajo qe nuk hezitoi asnjehere te prije perpara cdo eveniment te rendesishem per Kombin Shqiptar.

Ajo qe me punen e saj te pamohueshme, hodhi hapat e para drejt istitucionalizimit te Statuti te emigranteve shqiptar, qe hodhi themelet e para te shkolla e shqipe ne Itali e qe ne luften per clirim, kontribuoi pa kursim ne mbrojtjen e idealist te lirise. Me sa qindra patriote kaluan ne deren e saj dhe s’gjeten nje vend ku te mbroheshin, ku te hidhni idete e nje Projekti madheshtor siç ishte pavaresia e shume pritur. Ju risjell nje kujtim te saj ne diten e pare te hapjes se Ambasades se Republike se Kosoves ne Rome, Itali.

“Trembedhjete vite me pare , mbasi Italia e njohu pavarsine e Kosoves , ne Rome, pikerisht te ndertesa ne foton e pare, u hap Ambasada e Republikes se Kosoves!

Ishin momente shume emocionante te pakten mua keshtu me ndodhi kur u afrova afer nderteses e lexova “Ambasada e Republikes Kosoves.”

I kam ngulitur ne kujtese perjete dhe me duken aq te fresketa momentet qe kaluam kur do te ngrihej flamuri i Kosoves.

Ishim te kater ne ballkon Ambasadori i nderuari dhe respektuari Albert Prekaj, Sekretari i nderuar dhe respektuar, Avni Manaj, i nderuari dhe respektuari Visar Zhiti dhe une, Vitore Stefa. Te gjithe te emocionuar sa s’po e ngrinim dot ate flamur.

Miq te dashur Jemi ne fillim. Dita e pare e hapjes se ambasades e nje ambasade, qe ka vetem nje tavoline ne nje dhome e dhomat e tjera te pa kompletuar, e perbere nga Ambasadori e sekretari si dhe familjaret e tyre Pavarsishte nga keto veshtiresi si dhe veshtiresite se ku e si do stabilizoheshin me familje etj. gezimi I pavarsise se Kosoves dhe hapjes se Ambasades, ishte i pa pershkruar.

AMBASADA JONE DHE NJE EMER I MADH DHE I MERITUAR REPUBLIKA E KOSOVES..

Pra ai moment i veshtire kaloi, iniciativen e mora une duke thene, si per te kaluar ate moment te veshtire ” Po ndjehem si plaku i Vlores i Madhi Ismail Qemali dhe fillova ta ngre flamurin duke intonuar himnin e flamurit tone kombetar.

Sot, pas kaq vitesh ky flamur u be normal, por atehere ne ate fillim, flamur, hymni, ishte veshtire te ambjentoheshe me idene.
Sot, Ambasada eshte kompletuar si ne personel dhe modernizuar me te gjitha kushtet por ate kohe.. ate fillim ishte i sforcuar ai veprim qe une bera me nje flamur tjeter qe s’ishte ai kuq e zi.

Te pa njohur deri dje por ideja qe Bota normalishte e njohu Kosoven Republike me kete flamur e me nje hymn tjeter.
Emocionet ishin te te kater njesoj ,por flamuri do ngrihej dhe u ngrit me deshire apo me mendime te trazuara qe u larguan menjehere, dhe te kater u ndjeme krenar per emrin qe mbajme si Shqiptar, nderkohe prej lart (me duket ishte ambasada Ruse apo?, ) u degjua nje ofendim ne gjuhen Sllave dhe ajo na beri ta ngrejme koken edhe me larte, krenar per fitoren e ketij emri te shenjte:

“Republika e Kosoves” , qe u pagua aq shtrenjte nga sa e sa djem e vajza te reja aq sa po ta shtrydhesh token e Kosoves edhe sot nxjerr gjakun e tyre.!

Perfitoj te pershendes e falenderoj nga zemra per pune e tyre te madhe me plot sakrifica Ambasadorin zotin Albert Prekaj dhe Avni Manaj si dhe zonjat e tyre qe ju kane ndenjur aq prane ne cdo veshtiresi qe kaluan ne ato dy vitet e para.

Falenderoj dhe uroj me shpirt kudo ku jane miqte e mi si ne kohe lufte dhe Paqe per kontributin e tyre si ne periudhen e pare si dhe ne kete kohe qe po flas qe u qendruan afer Ambasadorit dhe Sekretarit ne ate fillim dhe me vone personelit qe u shtua ne Ambasade.

Pra pershendes dhe uroj nga zemra zotin Xhafer Berisha, Agron Berisha (Drite i befte shpirti ) Doktor Vat Marashi, Arsim Berisha, Engjell Koliqi e shume te tjere

I Uroj gjithe vellezerve dhe motrave Kosovare E GEZOFSHI DITEN E PAVARSISE… !”

Share: