Home KRYESORE Mjeku Edvin Prifti kërkon heqjen e arrestit me burg, kthimin e parave

Mjeku Edvin Prifti kërkon heqjen e arrestit me burg, kthimin e parave

Zbardhet dokumenti i ankimimit që mjeku Edvin Prifti ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Mjeku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Klan News raporton se mjeku po ashtu kërkon gjithashtu kthimin e parave të sekuestruara, pasi sipas tij janë kursime familjare.

Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por sot avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.

Ai u përfshi në çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës, pasi mori ryshfet për të bërë operacion pa radhë nënën e krye sekretares gjyqësore Emanuela Mallkuçi. SPAK po përgjonte Mallkuçin ndërkohë që u zbulua edhe korrupsioni i mjekut Edvin Prifti./Opinion.al

Share: