Home KRYESORE Nipi vdiq në kantierin e aeroportit të Kukësit, xhaxhai: Ishte me 2...

Nipi vdiq në kantierin e aeroportit të Kukësit, xhaxhai: Ishte me 2 fëmijë

Një 35-vjeçar humbi jetën, ndërsa dyshohet se u godit nga kova e një eksavatori që punonte në kantier për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Ndonëse policia ende nuk ka dhënë informacion lidhur me ngjarjen, abc news informon se viktima është identifikuar si Meriman Gashi 35 vjeç. Në një intervistë, Abdullah Gashi, xhaxhai i të ndjerit thotë se nipi i tij kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punë si punëtor i thjeshtë në kantier, ndrsa kërkon drejtësi lidhur me ngjarjen.

Ai shprehet se informacionin për vdekjen e të nipit e ka mësuar nga banorë të zonës dhe deklaron se nëse nuk do të ketë drejtësi, familja e tyre do të mblidhet të diskutojë se si do të veprojnë më tej.

“Unë erdha te morgu dhe asnjë shpjegim, vetëm kanë lajmëruar ekspertizën nga Tirana, erdhi pas 6 orësh. Ka hyrë një pjesëtar i familjes, duam të zbardhet çështja deri në fund. Djali ishte 35-vjeç, i martuar me dy fëmijë. Pardje filloi punë dhe sot vdiq. Ishte punëtor i thjeshtë. Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion e kemi marrë vesh nga populli vdekjen. Dua zbardhjen e ngjarjes ose do të kërkoj ekspertë privatë” është shprehur ai./Opinion.al

Share: