Home KRYESORE Nona që fliste tironse, për interesaxhinjtë e oportunistët

Nona që fliste tironse, për interesaxhinjtë e oportunistët

Perla nga nona që fliste tironse

Nga Adela Kolea

  • “Qyqe, prapë për mandanos ke ardh ti mi?
    Me bukë e ha ate t’shkret mandanos? Çër e bone mi, gjith ate tuf që t’dhashë dy dit përpara si m’kët vakt…?!”

Gjyshja ime, ajo pak si alter ego imja, nuk e di pse por, majdanozit i thoshte “Mandanos”.

🔼E kishte një komshije që një e dy i trokiste në derë e i thoshte:

“Nona Ije, t’u bofsha, nëm içik majdanoz, se jom tu bo gjellën e m’osht maru!
Borxh e, se ta bi mrapç kur ta blej ke katunarët që rrin tu shit buz rrugës m’rronx t’pallatit!”

🔼Madje unë e dija që ajo grua quhej Monda, por që gjyshja me theksin tirons e quante Manda, me “a”, me këmbimin cliché lokal “a”/”o” e anasjelltas.

Më vonë gjyshja më pati shpjeguar:

“Nuk e qujn kshu mi non me vërte, jo!
Ia kom vu un kët nofkë, prej Mandanosit që ajo vje përherë me m’ lyp, unë shkurt e kom qujt “Manda”.

🔼- “Qyqe, prapë për mandanos ke ardh ti mi? Me bukë e ha ate t’shkret mandanos, ç’e bone mi gjith ate tuf që t’dhashë dy dit përpara si m’kët vakt?!”

  • “Ho mi nona Ije se nuk kom zbrit as ke katunarët poshtë me ble, se kom përtu, a s’jom bo mar!”
    E po këtë muhabet kishte ajo komshije. I ishte bo sifat i keq.

🔼Përsëritëse e monotematike, nëse të trokiste në derë, më mirë t’i dilje “të keqes përpara” e ta prisje ti vetë me tufën e majdanozit në dorë, si me buqetë lulesh, të mos e lije të lodhej me kërkesa majdanozi!

🔼Kaluan nja tre-katër ditë dhe komshija nuk po dukej.

I thashë gjyshes:

“None, u bom për moll për filonen, nuk na ka ardh mo për me kërku majdanoz!”

🔼Gjyshja, spontane dhe e mençur siç ishte, më pati thënë:

“Si the mi non? Je bo për moll ti për te e? Po nigjo nonën pra, se Veç dy-tre jon gjonat:

-O hikim e i bim neve derës s’asajt e i çojm i tuf mandanos si për qokë se kena dit pa e pa me sy e osht bo firar!

O me i çu i vazo balte që kom nona m’ballkont e ta mjelli vet aty mandanosin!

  • O po e presim ene içik sa t’i maroi mandanosi vet, se sa t’i maroi, ktu e ke mos u boj merak, t’u boft nona, se e ka smunie mandanosin ajo!
    Po do jet bo içik mo ekonomiqare e do ket kursy kto kohë, pranej osht qell me ardh ke dera jonë!
    Se për gjo qetër, s’e ke mazallah jo, veç me lyp e me mor gjona veresie e ke!

🔼🍃🌿E kur t’i bi derës ksaj siraje, thuji:
“Ho mi “Manda”, o bo keq për mandanos, e…?

E dijsha, se u mur vesht marifeti jot mi delenxhije, t’merr molli për robt veç pri interesit tat…!”

Share: