Home KRYESORE Përfundon takimi me drejtuesit politikë, zbardhen porositë e Bashës

Përfundon takimi me drejtuesit politikë, zbardhen porositë e Bashës

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Basha me drejtuesit politikë për zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet me dije se në fokus kanë qenë zgjedhjet, teksa porosia e Lulzim Bashës ka qenë që të gjithë përfaqësuesit të jenë në terren.

Kujtojmë që Partia Demokratike i ka prezantuar të gjithë drejtuesit e qarqeve si në Tiranë por edhe në rrethe, teksa ka prezantuar gjithashtu edhe programet me të cilët do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ekipi politik tani është i plotë. Të gjithë të jenë në terren. Programi që po shpalosim t’u thjeshtëzohet qytetarëve. Të flasim me qytetarët në zona, të evidentohet ekipi ynë. Shqiptarët ta kuptojnë se ne kemi një alternative, ne jemi ndryshe” ishin disa nga porositë e Bashës, transmeton ABCNews./Opinion.al

Share: