Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Përgjimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha/ “Nesër i shkon asaj n’dor”, sekretarja e...

Përgjimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha/ “Nesër i shkon asaj n’dor”, sekretarja e Gjykatës siguron vëllain e të dënuarit: ‘E kam regjistru, pa merak’

Ashtu siç u mësua nga dosja e SPAK, sekretarja e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi mes 10 të arrestuarve, ndikonte që të gjitha çështjet e përsonave të dënuar që kërkonin lirinë të shqyrtoheshin nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Në përgjimet e SPAK të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala dhe të zbardhura nga “BalkanWeb”, është një bisedë e 1 korrikut të vitit të kaluar mes sekretares Mallkuçi dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj, Gazmir Nezaj, të cilit pasi i tregon se ka dërguar të ëmën në spital, e siguron se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa asaj (gjyqtares).

Nga avokati Aldo Tabaku kishin marrë garancinë se kërkesa do të pranohej falë marrëdhënies që ai kishte me gjyqtaren. Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, shtetasi Gazmir Nezaj kontakton sërish krye sekretaren e gjykatës, shtetasen Manuela Mallkuçi.

Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë.

+141:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?

+872: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.

+141: Eeee?

+872: Ke spitali jam.

+141: E po pse?

+872: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.

+141: E po si e ke?

+872: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.

+141: Ee.

+872: T’shofim çar do m’dali.

+141: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.

+872: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.

+141: Hë, hë.

+872: Ajo nesër i shkon asaj n’dor, ajo kërkesa…”

Kjo bisedë është shumë e rëndësishme pasi shtetasja Manuela Mallkuçi e siguron Gazmirin se kërkesa do t’i shkonte asaj në dorë, gjyqtares Enkeleida Hoxha. Shumë domethënëse është se kjo bisedë zhvillohet ditën në të cilën është regjistruar kërkesa e Gentian Nezajt në sekretari.

Në datë 02.07.2020, ora 08:49, përdoruesi i numrit telefonik celular 06*****04, që i përket shtetasit Aldo Tabaku, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****104 që i përket shtetases Rukije Dervishi (sekretarja e gjyqtares Enkeleida Hoxha) me mesazh: sms text: “Në orën 9 ke danaj rryc”

Në datë 02.07.2020, 09:55, Gazmir Nezaj, komunikon me shtetasen Manuela Mallkuçi, ku përftohet ky komunikim:

+141: Si, si?

+872: Kërkesë Gentjanit?

+141: Po.

+872: Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam rregjistru…

+141: E ke rregjistru? I shkon nesër gjyqtares?

+872: Po, po po..

+141: I bi ktij? T’njëjtit?

+872: Po…, po po..

+141: Okej, okej…

+872: Prandaj pa merak…

Share: