Home Gjeo-Ekonomia Projekti i Durrësit, Alabbar: Kompanitë e ndërtimit duhet të jenë vendase

Projekti i Durrësit, Alabbar: Kompanitë e ndërtimit duhet të jenë vendase

Mohamed Alabbar tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se në investimin prej 2 miliardë eurosh në portin e Durrësit, do të operojnë me kompani vendase të fushës së ndërtimit, ndërsa parimi i punës së tyre është të blejnë produkte vendase.

Pjesë nga intervista 

Fevziu: Si do ta përdorim portin e jahteve, marinën, kush do të vijë të parkojë jahtin apo anijen në portin e Durrësit?

Alabbar: Vija bregdetare e Adriatikut është fantastike. Vijnë nga Greqia shkojnë në Kroaci  dhe e kundërta. Vijnë nga Italia.

Fevziu: Italia është më e shtrenjtë.

Alabbar: E gjithë Europa është më e shtrenjtë, do të ngrenë çmimet, por çdo gjë varet si e marketon dhe çfarë shërbimesh ofron.

Fevziu: Ju do të kujdeseni edhe për menaxhimin e projektit?  Në Dubai nuk mereni me godinat, por edhe menaxhimin e gjithë sipërmarrejs së projekteve gati të çmendura… e kam fjalën për mirëmbëajtjen e tyre.

Alabbar: Ne kemi dëshirë t’i projektojmë hotelet tona t’i ndërtojmë dhe të operopjmë vetë.

Fevziu: Hotele dhe ndërtesa?

Alabbar: Po, edhe tek rezidencat sepse kemi mbi 6 mijë njerëz që merren me këtë punë. Në pjesën më të madhe të ndërtimeve ne projektojmë e ndërtojmë objektet tona dhe operojmë vetë në to. Me raste ftojmë marka, emra të caktuar.

Fevziu: Sërish investimet do të bëhen nga kompani vendase?

Alabbar: Unë lakmoj shumë të përdor dizenjues vendas, arkitektë, kontraktues vendas. Kjo po ndodh tani në Tiranë, ndërkohë që po shohim Durrësin. Kjo është detyra jonë.

Fevziu: Ide shumë interesante.

Alabbar: Ky është rregulli që ndjekim në çdo vend. Baza është që zhvillimi i projektit të kryhet nga vendasit.

Fevziu: Edhe kompanitë e ndërtimit duhet të jenë vendore?

Alabbar: Ashtu duhet të jetë. Edhe kompanitë e ndërtimit  duhet të jetë vendase, kështu veprojmë në Indi, Paksitan, Egjipt.

Fevziu: Le të themi që në një investim 2 miliardë dollarë do të ketë një treg të gjerë për shumë shumë kompani ndërtimi.

Alabbar: Po, por rregulli ynë është që duhet të blejnë produktet vendase. Çdo gjë nga Shqipëria, pa specifikuar një gjë nga Italia apo diku tjetër.

Fevziu: Në përgjithësi do të përdorni mall në Shqipëri.

Mohamed Alabbar: Unë po transportoj gurë nga Shqipëria në Dubai, nuk do t’i përdor ato për projektet këtu? Kjo është me e pakta që mund të bëjmë për vendet ku operojmë./Opinion.al

Share: