Home KRYESORE Psikoterapisti Dangëllia: Covid nuk është ndikues direkt për vetëvrasje

Psikoterapisti Dangëllia: Covid nuk është ndikues direkt për vetëvrasje

Psikoterapisti Erold Dangëllia tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se sipas të dhënave nuk rezulton të ketë një lidhje direkt mes infektimit nga Covid dhe vetvrasjeve.

Duke ju referuar rasteve të vetvrasjeve të personave të infektuar në Shqipëri, Dangëllia tha se nuk duhet njohur ecuria e mëparshme e shëndetit të tyre mendor.

“Infeksioni nëpërmjet Covid 19 apo thjesht dhe situata tragjike lock doën,  nuk është  një ndikues direkt që individët të kryejnë suicide.

Suicidi (vetvrasja) është një fenomen që shfaqet si pasojë e një rëndimi psikik. Për rastet në Shqipëri nuk mund ta diskutojmë në detaje, pasi nuk njohim ecurinë e individëve. Nuk besoj se kanë qenë individë të shëndoshë dhe që thjesht pas një infektimi me Covid kanë kryer vrasje. Duhet të themi që në rang global, nuk shfaqet një rritje e ndjeshme e suicidive në rang shoqëror. Nuk kemi akoma një përpunim të dhënash të vitit 2020.  Një rast interesant është në Japoni që vitin e kaluar, në fillimin e pandemisë kemi patur një rënie me 20% të vetvrasjeve dhe më pas një rritje me 10% në muajt gusht- shtator. Efektet afatagjata psikike të Covid është e vështirë për t’i parshikuar për momentin”, u shpreh Dangëllia./Opinion.al

Share: