Home KRYESORE Rama-Metës: Ke kohë që s’je më President,punon në favor të ndërmarrjes LSI

Rama-Metës: Ke kohë që s’je më President,punon në favor të ndërmarrjes LSI

Kryeministri Edi Rama në një dalje mediatike ditën e sotme nga qyteti i Vlorës ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta mbi situatën epidemiologjike në vend.

Rama u shpreh se prej kohësh Meta nuk është duke ushtruar më detyrën e tij si President, teksa thekson se tashmë, pak para nisjes së fshatës zyrtarisht, Meta është duke punuar për LSI.

Sipas kryeministrit, Presidenti është duke lëvizur natën në kundërshtim të protokolleve të vendosura.

Presidenti ka kohë që nuk ëshë më President. Është thjesht shpërdorues i funksionit së Presidentin në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja dhe e mirëkuptoj.

Vjen në Vlorë natën , shkon lartë e poshte natën, shfaqet në makinë pa protokollin përkatës, takon njerëz, mesa duket jo aq shumë dhe i duket Shqipëria e zbrazët e gjithë, për shkak se shumë pak njerëz besojnë tek LSI dhe natyrshëm që e gjitha i duket një katastrofë sepse me të gjitha gjasat zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI.”– tha Rama./Opinion.al

Share: