Home Gjeo-Ekonomia Rebelimi i studentëve në Turqi, Erdogan sulm Biden: Keni turp për atë...

Rebelimi i studentëve në Turqi, Erdogan sulm Biden: Keni turp për atë që ndodhi pas zgjedhjeve?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot ishte mjaft i ashpër me SHBA-në dhe Francën lidhur me deklaratat e tyre për protestën në Universitetin Bogazici të Stambollit. “Çfarë thotë Amerika ose Bashkimi Evropian? Dënojmë atë që ndodhi në Universitetin Bogazici.’ Epo, unë po ia them këtë SHBA-së:

Në emër të demokracisë, a nuk ndjeni turp për ngjarjet që ndodhën në Amerikë?” duke iu referuar pushtimit të dhunshëm të Kapitolit në Uashington muajin e kaluar, para se Joe Biden të betohej si president.

Erdoğan po ashtu kritikoi presidentin francez për komentet e tij mbi protestat në Universitetin Bogazici. “Macron, ju merruni së pari me çështjen e atyre ‘jelekë-verdhëve’“.

Protestat në Stamboll shpërthyen kundër emërimit të fundit të rektorit të ri në Universitetin Bogazici./ db/Abcnews.al

Share: