Home KRYESORE Rudina Hajdari denoncon mungesën e energjisë në Librazhd

Rudina Hajdari denoncon mungesën e energjisë në Librazhd

Deputetja dhe kandidate e Nismës “thurje” në qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari, në faqen e saj në Facebook denoncon faktin që qytetarët e Librazhdit kanë qenë prej orës 13:30 deri në darkë vonë pa energji elektrike!

“Kam biseduar me qindra qytetarë sot dhe të cilët janë të shqetësuar për situatën dhe nuk dinë se kur do të zgjidhet problematika e energjisë elektrike” – shkruan Hajdari duke nënvijëzuar se me temperaturat në minus, mungesa e energjisë e bën jetesën e qytrtarëve të vështirë duke denoncuar faktin se transformatori që mbulon atë zonë ishte përuruar me ceremoni para pak kohësh dhe me premtimin se do të mbante ngarkesën, që me sa duket kanë mbetur veç fjalë.

Deputetja Hajdari duke e njohur realitetin nga afër, shkruan se e di që punonjësit në terren nuk kanë faj dhe se ka biseduar me ta fhe është informuar se janë në krye të detyrës e i falenderon ata dukr uruar ta zgjidhin problemin sa më shpejt.

“Faji qëndron te ata që tenderat nuk i bëjnë për ti shërbyer zonës, por familjes së tyre. Prej tyre sot ska kripë, ska borëpastruese e nuk ka as energji” – shkruan Hajdari duke përdorur filozofinë e Nismës “Thurje”:

Jo se jemi të varfër, por taksat që shërbejnë për ditë të vështira vidhen ditën me diell…”

Share: