Home KRYESORE Sherri për parkimin, Florenc Hoxha: I dhashë atë që meritonte

Sherri për parkimin, Florenc Hoxha: I dhashë atë që meritonte

Pak orë pasi është shoqëruar në komisariat pas sherrit për parkim me një person në zonën e ish-Tregut Elektrik në kryeqytet, ish-kreu i policisë Bashkiake në kohën e PD Florenc Hoxha ka bërë një status në rrjetet sociale.

“Jeta dhe praktika me ka mesuar qe ti jap gjithkujt ate qe kerkon dhe meriton”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Florenc Hoxha është një emër i njohur pasi ka qenë drejtori i policisë bashkiake të Tiranës në kohën që e drejtoi Lulzim Basha, ndërsa ka pasur edhe më parë probleme me drejtësinë për protestat e zhvilluara nga opozita, apo dosjen “Babale”./mv.abcnews.al

Share: