Është çështje jetë a vdekje! Shqipëria po zhbëhet përditë. Rinia, forca që rigjeneron vendin, po ikën masivisht, njëlloj si në vitet ’90. Ata që kanë mbetur, kanë lënë jashtë pragut çdo shpresë!
Njëlloj si në vitet ’90 Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një vend totalitarist, me opozitë fasadë të emëruar prej tij, me Komitete Ekzekutive të emëruara në vend të PUSHTETIT VENDOR TË ZGJEDHUR ME VOTË, me sistem drejtësie jofunksional, me ekonomi të centralizuar në duart e OLIGARKISË, që ka asgjësuar shtresën e mesme dhe rritur keqas numërin e të varfërve e të mjerëve.
KËTO ZGJEDHJE JANË VENDIMTARE!!
Vazhdimi i kësaj rruge nga “timonieri” pa patentë është vdekje për vendin! Varfërim dhe shpopullim. Kthimi i “tepsixhiut” në zanatin e piktorit dhe çlirimi i vendit nga totalitarizmi, rikthimi i ekonomisë së tregut të lirë, demokracisë, lirive të individit dhe ndërtimi i standarteve Perëndimore janë RIFILLIM, aty ku e lamë në kohën e slloganit: “LIRI – DEMOKRACI
E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”