Home KRYESORE Sindikata e artistëve kërkon auditim mbi logon, ndryshe paralajmëron protesta

Sindikata e artistëve kërkon auditim mbi logon, ndryshe paralajmëron protesta

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ripërsërit mungesën e një kërkese zyrtare për logon e kopjuar të Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Duhet të marrë vëmendje zyrtare”, tha ajo.

Sindikata siguron ministren Margariti që zyrtarisht do të ketë një kërkesë ditën e mërkurë mbi tryezën e punës.

Ajo nuk heziton ta cilësojë gjë të vogël shpenzimin e 18 milion lekëve.

Artistët, pas mbledhjes se sindikatës, i kërkojnë Ministrisë së Kulturës auditim mbi logon e re, nëse ata nuk marrin përgjigje, kërcënojnë me protesta.

“Nesër do të shkojë letra zyrtare pranë ministres Elva Margariti”, u shpreh ai.

Artistët e Operas e cilësojnë logon e re jo përfaqësuese, ata kërkojnë rikthimin e logos së mëparshme.

“Do t’i kërkohet Ministrisë së Kulturës të dërgojë në mënyrë urgjente auditin, ekipin e kontrollit dhe në rast se hesht për këtë skandal do të ndërmerren veprime përkatëse. Do të kërkojmë që artistët të dalin në protestë, tha ai.

Skandali i logos së kopjuar u denoncua në rrjetet sociale nga artistët pamor.

/abcnews.al/

Share: