Home KRYESORE Sondazhi i dytë i Euronews Albania/ Rritet mbështetja për opozitën, bie PS

Sondazhi i dytë i Euronews Albania/ Rritet mbështetja për opozitën, bie PS

Janë publikuar rezultatet e sondazhit të dytë të kryer nga kompania MRB në bashkëpunim me Euronews Albania. Në krahasim me sondazhin e parë, ka një rritje të lehtë për opozitën e bashkuar dhe një rënie gjithashtu të lehtë për Partinë Socialiste, por sërish kjo e fundit qëndron 1 pikë më lart se opozita.

Janë 42.8% e të anketuarve që thanë se do të votonin opozitën e bashkuar, ndërsa 43.8% deklaruan votën e tyre në favor të Partisë Socialiste. Të pavendosurit janë 8%, që duket se do të kenë në duar fatin e zgjedhjeve të 25 prillit, për shkak të diferencës shumë të ngushtë mes opozitës dhe mazhorancës.

583824b4641efa140e048f4a493e26fa_XL.jpg


Prirja e votës për Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të prillit është rritur me 2.4%. Diferenca mes PS dhe PD në prirjen e votës gjithashtu u ngushtua me rreth 4% krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë të publikuar në janar.

Partia Socialiste pësoi një rënie në projeksion nga 41.8% në sondazhin e parë në 39.9% në sondazhin e dytë, sipas anketimit të kompanisë MRB për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Pjesëmarrësit në studimin e Barometrit Politik iu përgjigjën pyetjes se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme.

Featured image of article: Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS

Bazuar në votën e vitit 2017 më shumë demokratë 92.2% do të vazhdonin t’i qëndronin besnikë PD, krahasuar me votuesit e PS në zgjedhjet e ardhshme që do të vazhdonin t’i jepnin Partisë Socialiste votën në masën 86.4%.

360grade.al

Share: