Home KRYESORE Takimi i Bashës me Yuri Kim, ja çfarë i kërkoi kreu i...

Takimi i Bashës me Yuri Kim, ja çfarë i kërkoi kreu i PD-së ambasadores

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbardhur temat për të cilat ka diskutuar me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Në një postim në “Twitter” Basha është shprehur se ka ndarë me Kim planin e PD, i cili pretendohet se do të aplikohet në vend pas fitimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkaq ai ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për të forcuar ekonominë dhe luftuar korrupsionin.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me ambasadoren e ShBA-ve, znj Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë amerikan, për të përshpejtuar zhvillimim ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe fuqizuar luftën kundpr krimit dhe korrupsionit.”– shkruan Basha.

Më herët dhe ambasadorja amerikan bëri me dije se ishte takuar me kryedemokratin Lulzim Basha./Opinion.al

Share: