Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 2 organizatoret e një manifestimi të paligjshmën të një dite më parë.
Sipas A2, Elona Guri, përfaqësuese politike e LSI për qarkun Durrës dhe Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Durrës, pasditen e djeshme janë janë grumbulluar bashkë me anëtarë të kësaj force politike, para drejtorisë vendore të Policisë, për të kundërshtuar aplikimin e gjobave policore për masat antiCOVID.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” shtetaset: E. G., 38 vjeçe banuese në Tiranë dhe K. K., 35 vjeçe, banuese në Durrës.
“Këto shtetase më datë 12.02.2021, rreth orës 16:00, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar një tubim të paligjshëm, pa lejen e organeve kompetente dhe në kundërshtim me Aktin Normativ nr.3, datë 15.08 2020, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, njofton policia.