Reshjet e shiut të rëna gjatë pasditen e djeshme kanë përmbytur varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, e cila përmes një statusi në Facebook ka kërkuar ndërhyrjen menjëhershme të Bashkisë së Lezhës.
Sipas saj respekti ndaj të vdekurve dhe banesave të tyre të fundit është detyrim për pushtetin vendor.
“Varrezat në Markatomaj të Lezhës dje pasdite ishin nën pushtetin e ujit ! Banorët e zonës të irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në sistemimin e ujërave me rrjedhje malore. Pushteti vendor në mënyre urgjente të marrë të gjitha masat për sistemimin dhe përmirësimin e situatës! Është më e pakta që mund të bëhet ! Respekti ndaj të vdekurve dhe banesave të tyre të fundit është detyrim për pushtetin vendor!(Pamjet jane filmuar dje pasdite rreth ores 15:00)Turp ! Mjaft më, lezhjanët janë lodhur me propagandën boshe të punëmbaruarve të Bashkisë Lezhë! Koha për ndryshim!”, shkruan Lindita Metaliaj./Opinion.al