Home KRYESORE Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës së sotme do të karakterizohet nga një mot me vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në shtrirjen perëndimore, ndërsa zonat lindore do të jenë me mot më të qëndrueshëm. Por në pjesën e dytë të ditës moti do të përmirësohet gradualisht në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./Opinion.al

Share: