Home KRYESORE 1 vit nga protesta e 2 Marsit, Meta: Misionin tonë do e...

1 vit nga protesta e 2 Marsit, Meta: Misionin tonë do e çojmë deri në fund

Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar sot protestën e 2 Marsit të thirrur nga vetë ai në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në “mbrojtje të Kushtetutës dhe grushtit të shtetit”.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai shkruan se misionin e nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021.

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.

Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! PRANVERA KUQEZI PO VJEN!”, shkruan Meta./Opinion.al

Share: