Home KRYESORE Balla nxjerr videon: Basha po merr në mbrojtje trafikantin Tusha, thirrje Prokurorisë...

Balla nxjerr videon: Basha po merr në mbrojtje trafikantin Tusha, thirrje Prokurorisë të kryejë verifikimet

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla reaguar sërish lidhur me kandidimin nga ana e PD në Durrës të Rezart Tushës, i cili akuzohet se është arrestuar në Zvicër për trafik heroine.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla deklaron se Lulëzim Basha po merr në mbrojtje trafikantin Tusha, njëlloj sikur ju fsheh vetë drejtësisë për aferat korruptive apo vrasjet e 21 Janarit.

Mes të tjerash socialisti i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të verifikojë menjëherë të dhënat e publikuara dhe KQZ ta përjashtojë menjëherë nga kandidimi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

LIGJI I DEKRIMINALIZIMIT👊🇦🇱🇪🇺 kërkon moskandidimin dhe mosmarrjen në mbrojtje nga partitë e tyre të personave të dënuar, subjekte të Ligjit. Kandidati i Partisë Demokratike Rezart Tusha në Durrës, rezulton i arrestuar në Zvicër për TRAFIK HEROINE.
I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të verifikojë menjëherë të dhënat e publikuara dhe KQZ ta përjashtojë menjëherë nga kandidimi. Fshehja e të dhënave siç përcakton Ligji është vepër penale dhe duhet ndjekur penalisht.
Lulezim Basha mban përgjegjësi që po merr në mbrojtje një trafikant të rëndomtë. Heqja e mbrojtjes politike është shembulli që ne kemi dhënë gjithmonë në çdo rast kur Drejtësia ka ngritur akuzë ndaj çdo përfaqësuesi tonë. Lulezim Basha po merr në mbrotje trafikantin Tusha, njëlloj sikur ju fsheh vetë drejtësisë për aferat korruptive apo vrasjet e 21 Janarit.

Share: