Home KRYESORE Basha: Ja sa para paguajnë shqiptarët për koncesionet problematike

Basha: Ja sa para paguajnë shqiptarët për koncesionet problematike

Teksa na ndajnë 31 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të denoncojë ato që ai i quan 100 dështime të Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ngre pyetjen, se sa është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, në rastet ku sipas tij, shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Ndërsa përgjigjet duke thënë se kostoja është 240 milionë euro.

Postimi i Lulzim Bashës:

31 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Përgjigja 240 milionë euro./Opinion.al

Share: