Home KRYESORE “Burg dhe 5 vite jashtë shërbimeve publike”,SPAK jep pretencën për Llallën

“Burg dhe 5 vite jashtë shërbimeve publike”,SPAK jep pretencën për Llallën

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë ditën e sotme pretencën për ish- prokurorin Adriatik Llalla, ku ka kërkuar 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike.

Kujtojmë se Prokuroria ka pranuar gjykimin e shkurtuar, dhe për këtë arsye ish-kryeprokurorit Llalla nëse dënohet, do t’i mbeten për të shlyer vetëm 1.4 vite burg.

Ndërkohë që bëjmë me dije se SPAK gjithashtu ka kërkuar edhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik për Llallën, ky i fundit jepet si dënim plotësues.

Bëhet me dije se në seancën e sotme, Llalla nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj, teksa seanca e radhës është caktuar për datën 2 prill.

Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë./Opinion.al

Share: