Home KRYESORE … dhe hot dogët kishim mangut…

… dhe hot dogët kishim mangut…

Nga Dr. Enriko Ceko

Përveç hamburgerit të PD-së dhe sufllaqes së PS-së tashmë pona shiten si programe zhvillimore edhe hotdogët pa pikë logjikedhe argumenti, të disa partiçkave, që kanë mbirë së fundmi nëjetën politike shqiptare si kërpudha pas shiut.

Hotdogët janë panine pa vlera ushqyese, zakonisht e prodhuarme miell me pak përqindje protenike, në mes të së cilavevendoset një salçiçe, e cila vetë përmban më shumë dhjamë e erëza se sa mish, e garniturizuar kjo me pak salcë domateje, majonezë, a ndonjë gjë të kësaj natyre, që rrallëherë ndodh që tëpërmbajë edhe ndonjë gjethe sallate. 

Tashmë janë më shumë se 40 subjekte që garojnë për zgjedhjet e pushtetit qendror të datës 25 prill 2021 dhe shumica e tyre me emra të çuditshëm dhe me personazhe po aq të çuditshëm, popërpiqen të na shesin hotdogë, që kanë vlerë shumë të ulëtpropagandistike dhe demagogjike, për të qenë të aftë të garojnëe konkurrojnë me hamburgerin dhe sufllaqen e dy partive më të“mëdha” politike në vend dhe me tërë arsenalin e këtyre dypartive, që për hir të së vërtetës është mjaft i madh dhe isofistikuar, por që nga bagazhi le shumë për të dëshëruar.

Bie fjala, një partiçkë ka hedhur parrullën për mbështetjen e brezit të ri por pa asnjë plan veprimi dhe pa asnjë objektiv.    

Edhe një partiçkë tjetër ka artikuluar disa fjalë gjysmake përpensionet, por asnjë plan konkret dhe asnjë deklaratë se ku do igjejë burimet për rritjen e pensioneve.

Disa partiçka kanë deklaruar se do ndihmojnë fshatin e fermerët, por se si e sa do ndihmojnë asgjë konkrete.

Edhe nja dy partiçka më së shumti ilegale e pa asnjë figurëdrejtuese konkrete përrallisin se do ndihmojnë biznesin e do bëjnë namim me buxhetin e shtetit, kur në fakt në artikulimet e tyre duket qartë se as që e kanë idenë se ç’farë është dhe sifunksionon biznesi dhe buxheti i shtetit.

Një partiçkë tjetër ka hedhur idenë e zhvillimit të sektorit tëenergjetikës aq sa të duket se nëse ja japim asaj votat, do furnizojë botën me energji dhe ne nuk do kemi asnjë problem me paratë që do derdhen lumë nga shitja e energjisë në tregunndërkombëtar.

Një partiçkë andej nga fundi i listës e kishte zbukuruar aq shumëhotdogun sa dukej si tavë me pilaf e pulë fshati, por nëse e lexoje me kujdes deklaratën e saj, dilte që ishte thjesht një kopje e keqe e fjalimeve të disa aktivistëve në sheshin e TeatritKombëtar të dy a tre viteve më parë.

Një tjetër subjekt që prej vitesh përpiqet që të na shesë hotdogune integrimit, duke dalë I vetëm në zgjedhje mendon se do marrëaq vota sa të kushtëzojë formimin e qeverisë së ardhëshme.  

Këto helme dhe parrulla propagandistike dhe demagogjike nukjanë gjë tjetër veçse ushqim i keq për mendjen dhe shpirtin e trazuar të shqiptarëve, shumica e të cilëve gatuar me dëshirënpër sa më shumë para të bëra në kohë të shkurtër pa parime, pa moral e pa punuar, kujtojnë se do gjejnë te këto partiçka njëstrehë të sigurt për të vazhduar të bëjnë zullume e batakçillëqenë kurriz të pjesës së mirë të qytetarëve të kërij vendi të varfërnë kulm, edhe pse burimet natyrore, financiare dhe njerëzorenuk mungojnë. 

Ky ushqim i keq është thjesht një hotdog paralelisht me hamburgerin e PD-së dhe sufllaqen e PS-së në këtë garë për tëpatur sa më shumë karrige në parlament, duke pretenduar se këto partiçka kanë në dorë fatet e kombit, vendit e popullitshqiptar, kur në fakt, dihet fare mirë se kontrolli, numërimi dhenxjerrja e rezultatit të votimeve është në dorë të partisë nëpushtet, që tregoi se sa mirë di të manaxhojë procesin zgjedhor, kur edhe në zgjedhjet e fundit të pushtetit vendor, edhe pse dolie vetme në zgjedhje, numëroi më shumë vota se sa votues, që saedhe një fëmijë filloreje e kuptoi se në fakt kokoshi ishte vetëmnjë thelë në tepsinë e qeverisjes dhe se për të mbajtur dhedrejtuar timonin e shtetit duhen këllqe, krahë të fortë dhe mendjee kthjellët, por këllqe, krahë dhe mendje të kthjellët nuk mund tëofrojnë ata që prej vitesh u ka hardallisur mendjen paraja dhepushteti, duke i bërë që të kthehen në një grup njerëzish që janënë krye por që nuk janë kryet e vendit dhe kombit. 

Tashmë, në një vend ku kryet nuk janë në gjendje që tëgarantojnë zhvillim dhe përmirësim të cilësisë së jetës sëqytetarëve, hotdogët propagandistikë e dogmatikë janë shtuar aëshumë sa të duket sikur guzhina e politikës shqiptare nuk ka mëaftësi të nxjerrë një gatim të saktë për mendjen dhe shpirtin e shqiptarëve. 

Duket se meqënëse grupimi politik në krye të vendit, që nuk ka vizion dhe nuk ka më se ç’farë të ofrojë në tregun e politikësshqiptare, pasi ka shterruar tërësisht në ide, mendime e veprimedhe që ka shpartalluar tërësisht buxhetin e shtetit, është kthyernë një bandë të rëndomtë, por shumë të rrezikshme, kolegët e tyre të partiçkave të shumta, mendojnë dhe shpresojnë se do zëvendësojnë me hotdogë, hamburgerin dhe sufllaqen.

Të shohim se ç’farë do duan shqiptarët në datën 25 prill 2021. 

Mundësia për t’i thënë “JO” hotdogëve, hamburgerave dhesufllaqeve është e madhe, por kjo kërkon edhe një a disaalternativa të tjera serioze, të cilat edhe pse ekzistojnë, nuk poshfaqen në publik, pasi media e korruptuar dhe e shpartalluarbën propagandë dhe marketing elektoral vetëm për hamburgerindhe sufllaqen dhe edhe për ndonjë hotdog me panine bajate e salçiçe të helmuar.

Në këtë rast, përsëritja e zgjedhjeve më shpesh se sa afati izgjedhjeve të zakonshme është zgjidhje e preferuar për pjesënmë të shëndoshë të shoqërisë shqiptare, e cila mendon se kjoështë një mënyrë mjaft e mirë për pastrimin e politikës shqiptarenga derrat, batakçinjtë dhe pisanjosët, që duke qenë në faktujqër, u thonë qytetarëve të shikojnë se ç’bëjnë dhelprat e çakejtë.  

Share: