Home KRYESORE Emrat e kandidatëve të LSI-së që do kryesojnë listat e qarqeve.

Emrat e kandidatëve të LSI-së që do kryesojnë listat e qarqeve.

Një ditë përpara dorëzimit të emrave zyrtarisht në KQZ, CNA.al ka zbuluar emrat e kandidatëve të LSI-së që do kryesojnë listat e qarqeve.

LSI e drejtuar nga Monika Kryemadhi do jetë në koalicion më vete, jo me PD-në e Bashës, një skemë kjo për të rritur numrin e mandateve, apo për të marrë sa më shumë vota majtas LSI, që mund të dëmtonin socialistët.

CNA.al sjell më poshtë kandidatët kryesorë, pra ata që LSI i quan të sigurt. Sipas votave të marra në tre palë zgjedhje me sistemin proporcional rajonal LSI ka pasur një rritje të vazhdueshme.

Në vitin 2009, LSI dhe koalicioni i saj  morrën 84 mijë vota dhe 4 mandate deputetësh, të cilat i përdorën për tu bashkuar në qeveri me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në vitin 2013 në koalicion me socialistët, LSI morri 180 mijë vota dhe 16 mandate deputetësh.

Në vitin 2017 e vetme përballë aleancës Rama-Basha, LSI e drejtuar nga Ilir Meta për herë të tretë njohu rritje, duke shkuar 225 mijë vota dhe 19 mandate.

Zgjedhjet e 25 prillit janë të parat nën drejtimin e Monika Kryemadhit, e cila ka larguar nga partia shumë nga themeluesit, drejtuesit dhe ish-deputetët e saj. LSI vjen më emra të rinj në disa qarqe por shumica e emrave janë besnikët e mbetur të Kryemadhit dhe Metës.

Lista e LSI:

Tiranë

-Petrit Vasili

-Klajda Gjosha

-Floida Kërpaci

-Vojo Bregu

-Erisa Xhixho

Elbasan

-Monika Kryemadhi

-Edmond Haxhinasto

Durrës

-Elona Guri

-Bahri Shaqiri

Berat

-Ardit Çela

-Aurela Agalliu

Vlorë

-Luan Rama

Fier

-Monika Kryemadhi

-Kejdi Mehmetaj

Gjirokastër

-Vangjel Tavo

Korçë

-Endrit Braimllari

Shkodër

-Agron Çela

Lezhë

-Viktor Tushaj

Kukës, Dibër mbështeten listat e PD./CNA.al

Share: