Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Gjuha turke futet në shkollat shqipe”, miratohet në fletroren zyrtare marrëveshja me...

“Gjuha turke futet në shkollat shqipe”, miratohet në fletroren zyrtare marrëveshja me Turqinë në fushën e Arsimi!

Marrëveshja e arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për  bashkëpunimin në fushën  e arsimit është botuar në fletoren zyrtare më datën 2 mars. Një marrëveshja e cila i tejkalon kufijtë e bashkëpunimit pasi parashikon rishikimin e teksteve shkollore, ku përfshihet automatikisht edhe lënda e hitorisë.

Ajo që bie në sy nga marrëveshja e arritur është futja e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.

Në nenin 2., pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet. Termi “përmirësim” i materialeve arsimore është mjaft i gjerë dhe evaziv, duke mos lënë të kuptohet se çfarë specifikisht planifikon ky vendim i miratuar në fletoren zyrtare.

Ndërkohë që më poshtë, neni 3., pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e  gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Përmbatja e nenit tre:

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare

Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.

Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke./FaxWeb

Share: