Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.
Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara për shkak se nuk kishte dalë para vettingut.
Imeraj doli para trupës së vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit para dy ditësh, ku KPK ka kryer hetim në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.
Njoftimi i plotë i KLP:
Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar. Regullorja e miratuar nga KLP për procedurën e ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisē, ( e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021), Këshilli emëron drejtuesin. E.L/abcnews.al/