Nga Eva Idrizllari
Krimet ndaj grave deshmojne renien e “perandorise” patriarkale qe ne kontekstin familjar apo shoqeror nuk e pranon dot autonomine apo emancipimin e gruas ne rol paresor.
Krimet ndaj grave nuk jane te lidhura vetem me problemet psiqike te njerezve te semure mendore, por edhe me nje ngerç te tmerrshem te mentalitetit qe kategorizon grate: ne gra “te mira” dhe “te keqija” apo gra “te ndershme” dhe “te perdala”.
Grate jane perpjekur dhe perpiqen te vendosin veten e tyre ne barazi dinjiteti shoqeror dhe familjar, ne vlera dhe te drejta. Por dhuna ndaj tyre vazhdon, pasi shume burra nga frika e humbjes se pushtetit te tyre patriarkal i bejne ata agresiv dhe vrases.
Por edhe vete shoqeria shqiptare eshte fajtore ne modelimin e dhunes verbale ndaj grave, ushqyer nga ndarjet politike, ku grate politikane apo zera morale publike fyen dhe poshterohen vulgarisht nga opinioni publik (ne kundershti politike).
Ne te gjitha nivelet shoqerore (pavaresisht pozicioneve) grate pothuajse trajtohen pa respekt.
Mjaft t’i referohesh rrjeteve sociale ne internet dhe kupton se per interesa kampesh politike dhuna verbale ndaj grave eshte kaq prezente dhe nje tregues i mungeses se thelle civile.
Nje shoqeri qe ushqen dhunen ne çdo forme te saj e kthen boten racionale ne nje ferr duke shperbere dashurine dhe respektin njerezor.
Une ndiej indinjate per çdo forme te dhunes ne shoqerine shqiptare.