Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në “Twitter”, pas deklaratave me tone të forta të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Rama shkruan se çdo votë për LSI është një votë kundër drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun.
“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, shkruan Rama.