Home KRYESORE Miratohet fondi nga KQZ, sa para do të marrin partitë politike

Miratohet fondi nga KQZ, sa para do të marrin partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin paraprak të partive politike për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste, duke iu referuar votave që ka marrë në zgjedhjet e fundit. Më pas vjen PD e ndjekur nga LSI, PDIU dhe parti të tjera më të vogla.

Kështu, PS ka marrë rreth 55.8 milionë lekë, PD 33.3 milionë lekë, LSI 18.9 milionë lekë, PDIU 5.5 mln lekë, PR merr 3.9 mln lekë, LZHK 1.4 mln lekë, Bindja Demokratike 1.4 mln lekë, PSD merr rreth 1.6 mln, FRD merr rreth 2.1 mln lekë./Opinion.al

Share: