Home KRYESORE Ndalimi i vaksinës së AstraZeneca nga disa shtete, OBSH: S’ka arsye, duhet...

Ndalimi i vaksinës së AstraZeneca nga disa shtete, OBSH: S’ka arsye, duhet të vijojë të përdoret

OBSH ka reaguar për situatën me vaksinën AstraZeneca, e cila po ndalohet me urdhër të prerë nga disa shtete europiane, ku ndër të fundit ishin Danimarka, Norvegjia apo dhe Bullgaria.

Dyshohet se vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku që më pas çon në atak kardiak, por sipas OBSH kjo nuk ka asnjë lidhje.

Zëdhënësja e OBSH, Margaret Harris deklaroi se vaksina e AstraZeneca është e shkëlqyer dhe përdorimi i saj duhet të vijojë.

Nuk dihet tashmë çdo të ndodhë me këtë vaksinë, ndërkohë që frika ekziston pasi janë plot 5 milion europianë që e kanë marrë këtë vaksinë.

(BalkanWeb)

Share: