Është ankoruar në Durrës, për herë të parë nëndetësja turke “TCG Canakkale”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Autoriteti Portual Durrës njofton se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve për shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.
‘Të martën në molin 4 të Portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Canakkala”, e cila ndalet për herë të parë vendin tonë . Vizita 3 ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.’- shkruan Autoriteti Portual Durrës.
Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve./Opinion.al