Home KRYESORE “Nënkryetarja trysnohet”, Hysi-Gjuzit për largimin: Është zgjedhja ime

“Nënkryetarja trysnohet”, Hysi-Gjuzit për largimin: Është zgjedhja ime

Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi tha sot në kuvend se nënkryetarja e Parlamentit është trysnuar nga partia t’u larguar dhe për të mos qenë pjesë e listave të kandidatëve.

“Si ka mundësi nënkryetarja e Parlamentit profesore-doktore e shkencave, trysnohet dhe nuk është në listat e Rilindjes?! Dhe më mirë që nuk është!”, pyeti deputeti Kujtim Gjuzi në kuvend.

Por zonja Hysi, e cila pak ditë më parë njoftoi largimin nga politika i kërkoi Gjuzit të tërheqë pas fjalët që tha dhe se zgjedhja ka qenë e saj dhe e familjes.

“Faleminderit zoti Gjuzi por do të lutesha të tërhiqnit fjalën mbrapsht çdo deputet dhe deputete, njerëz që kanë pjekuri politike dhe profesionale, vendosin vetë se kur duhet të hyjnë dhe të dalin nga politika. Nuk kam asnjë trysni, është zgjedhja ime dhe e familjes sime. Është zgjedhje personale. Sot ju burrat duhet të tregoni sa i keni respektuar gratë dhe vajzat”, tha Hysi./Opinion.al

Share: