Home Approccio Italo Albanese Nënshkrimi i Memorandumit të ri të Bashkëpunimit midis RAI-t e RTSH-së: RAI...

Nënshkrimi i Memorandumit të ri të Bashkëpunimit midis RAI-t e RTSH-së: RAI rikthehet në Shqipëri

Firma del nuovo Memorandum di Collaborazione tra RAI e RTSH:
Ritorna la RAI in Albania

La RAI Radiotelevisione Italiana e RTSH Radio Televizioni Shqiptar hanno celebrato oggi in video conferenza la recentissima firma del rinnovo del Memorandum d’Intesa della validità di tre anni, quale ulteriore passo importante per la prosecuzione di un’attività e di un legame che si sono ormai consolidati da numerosi anni.

Hanno partecipato alla riunione odierna, tra gli altri, Marcello Foa, Presidente della Rai, Simona Martorelli, Direttore delle Relazioni Internazionali e Affari Europei (RIAE) per parte italiana e Thoma Gëllçi, Direttore Generale di RTSH e Kleart Duraj, Direttore per le Relazioni Internazionali di RTSH, per parte albanese. Hanno presenziato all’incontro virtuale, la Ministra della Cultura albanese, Elva Margariti e l’Ambasciatore d’Italia in Albania, Fabrizio Bucci.

La presenza del Presidente della RAI, Marcello Foa, ha testimoniato la crescente attenzione della Rai verso l’Albania.

L’Ambasciatore d’Italia Fabrizio Bucci, nei suoi saluti istituzionali, ha affermato: “ringrazio il Presidente Foa per aver accolto, sin dal mio arrivo lo scorso anno e con grande disponibilità, il mio invito a rafforzare la collaborazione con l’Albania. Questo rinnovo e questo incontro virtuale pongono le basi per nuove ulteriori collaborazioni, per un ritorno della RAI in Albania a tutto campo, su cui l’Ambasciata non smetterà di lavorare con il massimo impegno”.

Il Presidente Foa ha espresso il suo entusiasmo nel rinnovo del Memorandum e la sua disponibilità, anche personale, di approfondire e tener sempre aperto il canale di comunicazione e collaborazione tra la Rai e l’Albania. Egli ha, in particolare, sottolineato positivamente la collaborazione messa in campo per le celebrazioni del trentennale di decine di migliaia di cittadini albanesi sulle coste italiane, un momento storico condiviso che la televisione pubblica italiana e albanese potranno celebrare e documentare insieme.

La dirigenza della RAI ha quindi accolto con entusiasmo l’invito dell’Ambasciatore italiano per una missione sul campo che consenta di esplorare nuove e più forti collaborazioni.

La presenza della Ministra Margariti ha suggellato il valore culturale della collaborazione tra Rai e RTSH e, nel sottolineare gli sforzi compiuti da RTSH negli ultimi anni, ha anche lodato l’azione incredibile di narrazione che la RAI è capace di trasmettere sulle bellezze dell’Italia, una capacità di raccontare – anche e soprattutto alle più giovani generazioni – le radici, la storia, l’arte e la cultura del proprio paese. “Questo Memorandum segna una riconnessione, mi sento come un testimone di un matrimonio” ha esordito la Ministra Margariti. Nel suo intervento, la Ministra ha sottolineato “il debito per le nuove generazioni che noi tutti abbiamo” nel favorire la più ampia ed efficace diffusione della nostra storia e cultura, lodando così tutti i prodotti culturali che la Rai metterà a disposizione per l’Albania, così come la formazione da parte della RAI di tecnici albanesi che possano lavorare e ogni tipo di collaborazione in tal senso, nell’interesse dei bambini e dei ragazzi albanesi“.

Sull’importanza fondamentale della formazione è intervenuto anche il Direttore Generale di RTSH Gëllçi, ringraziando per la fortissima cooperazione che in questo settore la RAI ha dimostrato negli ultimi anni.

Il Memorandum prevede la cooperazione nell’ambito dei media (radio, televisione, internet, ecc..), l’acquisizione e lo scambio di programmi radio e TV, di film, documentari, ecc.., la cooperazione nel training di professionisti e in ambiti di scambio di conoscenze tecniche e/o professionali (conferenze, workshops, ecc.) nel settore della comunicazione, la partecipazione in festival ed eventi culturali radiofonici e TV, lo scambio di esperienze tramite lo svolgimento di visite pianificate.

Il nuovo Memorandum, elaborato sulla base di un lavoro di consultazione con le istituzioni albanesi, ha la priorità di rafforzare la condivisione di prodotti culturali sulle bellezze storico-artistiche italiane, di contenuti destinati a bambini e ragazzi, e un progressivo rafforzamento della programmazione relativa all’intrattenimento. La formazione di giornalisti e tecnici televisivi albanesi in Italia, anche presso la Scuola di giornalismo di Perugia (ad es. tecniche di ripresa digitale, giornalismo culturale e narrazione dello sport, tecniche di ripresa di show televisivi, ecc.), si conferma un pilastro ormai acquisito, che sarà ulteriormente rafforzato per prodotti culturali specifici (documentari sul patrimonio culturale).

Nel corso della conferenza e nei quotidiani contatti tra RAI e RTSH sono state infine proposte una serie di iniziative che la RAI potrà mettere in atto per celebrare i 30 anni dello sbarco della nave Vlora a Bari, avvenuto l’8 agosto 1991. Le iniziative potranno comprendere servizi giornalistici e di approfondimento, scambi di contenuti e celebrazioni, e saranno concordate con l’Ambasciata italiana in Albania e con RTSH. In particolar modo, la RAI potrà proporre programmi, presi dalle proprie Teche, che hanno raccontato quello storico momento.

RAI Radiotelevisione Italiana e RTSH Radio Televizioni Shqiptar kremtuan sot, në videokonferencë, nënshkrimin më të fundit të rinovimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me kohëzgjatje tre vjeçare, si pas i mëtejshëm i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të një veprimtarie e të një marrëdhënie tashmë të konsoliduar prej shumë vitesh.

Morën pjesë në mbledhjen e sotme, ndër të tjerë, Marcello Foa, President i Rai-t, Simona Martorelli, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Çështjeve Evropiane (RIAE) nga pala italiane dhe Thoma Gëllçi, Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së dhe Kleart Duraj, Drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në RTSH, nga pala shqiptare. Të pranishëm në takimin virtual, Ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Prania e Presidentit të RAI-t, Marcello Foa, dëshmoi vëmendjen në rritje të Rai-t drejt Shqipërisë.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, deklaroi: “falënderoj Presidentin Foa që pranoi, që prej ardhjes sime vitin e kaluar si edhe duke shprehur gatishmëri të madhe, ftesën time për të forcuar më tej bashkëpunimin me Shqipërinë. Ky rinovim dhe ky takim virtual hedhin themelet për bashkëpunime të mëtejshme, për një rikthim të RAI-t në Shqipëri në të gjitha fushat, mbi të cilin Ambasada nuk do të ndalojë së punuari me angazhimin maksimal”.

Presidenti Foa shprehu entuziazmin e tij për rinovimin e memorandumit dhe gatishmërinë e tij, edhe personal, në thellimin dhe mbajtjen gjithmonë hapur të kanalit të komunikimit e bashkëpunimit midis Rai-t dhe Shqipërisë. Ai vlerësoi si veçanërisht pozitiv bashkëpunimin e vënë në jetë për kremtimin e tridhjetë vjetorit të momentit kur dhjetëra mijëra shtetas shqiptarë mbërritën në brigjet italiane, një moment historik i përbashkët që televizioni publik italian e ai shqiptar do të mund të kremtojnë e dokumentojnë bashkërisht.

Drejtuesit e RAI-t pranuan pra me entuziazëm ftesën e Ambasadorit italian për zhvillimin e veprimtarisë në fushën përkatëse çka do të mundësojë hulimtimin e bashkëpunimeve të reja e më të ngushta.

Prania e Ministres Margariti vuri në pah vlerën kulturore të bashkëpunimit midis Rai-t dhe RTSH-së dhe, teksa nënvizoi punën e kryer nga RTSH-ja në vitet e fundit, shprehu vlerësimin e saj për veprimtaritë rrëfyese të pabesueshme që RAI është në gjendje të transmetojë mbi bukuritë e Italisë, një aftësi për t’u treguar – edhe e mbi të gjitha brezave më të rrinj – rrënjët, historinë, artin dhe kulturën e vendit të saj. “Ky Memorandum është një rilidhje, ndihem si dëshmitare e një martese” u shpreh Ministrja Margariti. Në fjalën e saj, Ministrja vuri theksin mbi “borxhin që ne të gjithë u kemi brezave të rinj” për të mbështetur shpërndarjen më të gjerë e më efikase të historisë e kulturës sonë, duke vlerësuar në këtë mënyrë të gjitha produktet kulturore që Rai do të vërë në dispozicion për Shqipërinë, por edhe formimi, nga ana e RAI-t, e teknikëve shqiptarë që të mund të punojnë dhe çdo lloj bashkëpunimi në këtë kuptim, në interes të fëmijëve e të rinjve shqiptarë“.

Mbi rëndësinë thelbësore të formimit u shpreh edhe Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së Gëllçi, i cili shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin shumë të ngushtë që RAI ka treguar gjatë viteve të fundit.

Memorandumi parashikon bashkëpunimin në fushën e media-s (radio, televizion, internet, etj..), marrjen dhe shkëmbimin e programeve të radio-s dhe ato televizive, të filmave, dokumentarëve, etj., bashkëpunim në trajnimin e profesionistëve dhe në shkëmbimin e njohurive teknike dhe/ose profesionale (konferenca, workshop-e, etj.) në fushën e komunikimit, pjesëmarrjes në festivale dhe evente kulturore radiofonike e televizive, shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet kryerjes së vizitave të planifikuara.

Memorandumi i ri, i përpunuar në vijim të konsultimeve me institucionet shqiptare, ka si përparësi të rrisë shkëmbimin e produkteve kulturore mbi bukuritë historiko-artistike italiane, të produkteve për fëmijë e të rinj, dhe forcimin e vazhdueshëm të programeve argëtuese. Formimi i gazetarëve dhe teknikëve televizivë shqiptarë në Itali, edhe pranë Shkollës së gazetarisë në Perugia (për shembull, teknika të regjistrimit digjital, gazetari kulturore dhe rrëfim i sportit, teknika të filmimit të shfaqjeve televizive, etj.), konfirmohet të jetë një themel tashmë i ngritur, që do të fuqizohet më tej për produkte kulturore specifike (dokumentarë mbi trashëgiminë kulturore).

Gjatë konferencës dhe kontakteve të vazhdueshme midis RAI-t e RTSH-së janë propozuar, gjithashtu, një sërë nismash që RAI mund të realizojë për të kremtuar 30-vjetorin e sbarkimit të anijes Vlora në Bari, ndodhur më 8 gusht 1991. Nismat do të mund të përmbajnë reportazhe dhe emisione të ndryshme, shkëmbime përmbajtjesh dhe kremtime, e do të dakordësohen me Ambasadën italiane në Shqipëri dhe me RTSH-në. Në mënyrë të veçantë, RAI do të mund të propozojë programe, të marra nga arkivat e tij, të cilat tregojnë këtë moment historik.

Share: