Home KRYESORE Nëse humbni në 25 prill do jepni dorëheqjen? Përgjigjet Basha

Nëse humbni në 25 prill do jepni dorëheqjen? Përgjigjet Basha

Gjatë një dalje mediatike Basha i është përgjigjur pyetjes nëse humb më 25 prill a do japë dorëheqjen nga partia apo jo.

Basha tha se përgjigjen kjo pyetje e ka brenda. Me pyetje ka vendosur të përgjigjet edhe Basha duke thënë se a mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer, se punët po shkojnë mirë, se gjithçka është në drejtimin e duhur.

PYETJA: Nëse humbni më 25 prill do jepni dorëheqjen?

LULZIM BASHA: Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqitparët se punët po na shkojnë mirë, vendi po shkon në drejtimin e duhur. A mendojnë se Rama ka shkëlqyer, a mendojnë shqiptarët se gjithçka po ecën mirë?

Çfarë s’ka bërë për 8 vite, nuk ka për ta bërë më. Këtë e di dhe një fëmijë 6-vjeçar. Shqiptarët do e provojnë me votën e tyre më 25 prill.

Largimi i Edi Ramës është ndryshimi dhe fitorja.

PYETJA: Lista e PD dhe aleatëve a është në harmoni, dhe sa konkurruese është përballë PS?

LULZIM BASHA: Përballja mes shqiptarëve dhe një grush shteti.

E patë raportin e DASH, nga KiE, korrupsioni i lartë i qeverisë është arsyeja pse në Shqipëri ka pastrimin më të madh të parave në Ballkan. Prandaj s’ka investime, s’ka shëndetësi, s’ka arsimim. Përballë Ramës dhe këtyre 5 njerëzve jaën të gjithë, të gjithë. Profesionistë, të rinj, pensionistë, fermerë, biznes i vogël. Të gjithë vuajnë prej kësaj, një njeri me 5 të tjerë./Opinion.al

Share: