Home KRYESORE “Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një...

“Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një grua.”- Margarit Thatcher

Nga Neraida Halili

Levizjet e ndryshme të grave, të koordinuara e me synime të qarta edhe politike, në mbrojtje të tyre e të vlerave gjithëkombëtare, mund të ndikojë dukshëm në boshtin politik të një vendi, duke e bërë politikën më humane e, më të prekshme për masën e popullit.

Çdo shoqëri e ka mentalitetin e vet në lidhje me përfshirjen e gruas në politikë. Kështu ndodh edhe me shoqërinë shqiptare. Po të hedhim një shikim në hapësirë historike, verejmë se jetës tonë politike në vend, nuk i kanë munguar femrat që janë përfshirë në politikë, që para viteve nëntëdhjetë e, deri më sot. Por, ngelet për t’u parë e vlerësuar ana se sa e si është degjuar zëri i tyre; ç’poste kanë mbajtur; prania e tyre në jetën publike e, prania e tyre në media.

Të dhënat e para në lidhje me përbërjen e Parlamentit të Shqipërisë vijnë nga legjislacioni i vitit 1920. Pasi gratë në Shqipëri morën të drejtën e votës, anëtaret e para gra në Parlament u zgjodhën në legjislacionin e vitit 1945.

Shkalla e pjesëmarrjes së grave në Parlamentin Shqiptar ka qene praktikisht konstante gjatë legjislacioneve të 1997, 2001 dhe 2005 nuk shkon mbi 10%. Shkalla e pjesëmarrjes së grave në Parlamentin Shqiptar ka qene praktikisht konstante gjatë legjislacioneve të 1997, 2001 dhe 2005 nuk shkon mbi 10%.

Gjatë periudhës 2001-2005, në Parlament pjesëmarrjen më të madhe e kanë pasur burrat konkretisht me 94 %. Përmirësimi i ndjeshëm i rritjes së grave anëtare në Parlamentet të Shqipërisë u bë i mundur pas përfshirjes së kuotës 30 % në ndryshimet e kodit elektoral në vitin 2008.

Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009 pjesëmarrja e grave në parlament u rrit me më shumë sesa dyfishi nga 7 % në 16 %.

Tendenca në rritje vihet re edhe në zgjedhjet
parlamentare 2013 ku arriti në 18 %. Me ndryshimet në kodin elektoral të ndodhura në 2 prill 2015 u ndërmorën hapa të rëndësishëm sasiorë të përfaqësimit të grave dhe vajzave në nivelet vendore të vendim-marrjes. E kaluara jonë është përplot me histori sakrificash të grave të cilat hynë në kanalet e historisë duke u shndërruar kështu në modele të gruas luftëtare për të drejtat e vendit e popullit dhe në frymëzim të këngëtarëve e artistëve më të njohur të kombit; Mbretëresha Teutë, Tringë Smajli, Shotë Galica, Dora D’Istria, Musine Kokallari e shume te tjera.

Edhe në Shqiperi qendrimet ndaj përfaqësimit të gruas në politikë po ndryshojnë, duke u bërë këto qendrime më të pranueshme për gratë politikane. Sot gruaja shqiptare është më e pergatitur
dhe më e motivuar për misionin e saj edhe në politikë. Përmes strukturimeve të levizjeve të grave, që nga shoqatat e, deri tek koalicionet e rrjetet e ndryshme sociale, gratë mund të arrijnë si një forcë e fuqishme që të kapin suksesin e tyre politik e, të ndikojnë në përmirësimin e klimës politike, në favorin e tyre, që është edhe favori e uguri i bardhë i shoqërisë.

Gruaja shqiptare e organizuar në levizjet e veta, sot ka përparësinë ndër levizjet më të rëndësishme në Ballkan. Pjesëmarrja e gruas në politikë ua çel shtegun shumë theksimeve e çështjeve të reja në kuadrin publik. Gruaja luan një rol të rëndësishëm në demokratizimin e jetës së një vendi, por edhe në demokratizimin e vetë partive politike ku bëjnë pjesë ato. Një ndër detyrat më parësore të një politike shtetërore e kombëtare është shkollimi i femrave dhe perfshirja e tyre në politikë.

Share: