Home KRYESORE Nuk gjendet 33-vjeçari, eksperti: Temperatura 1000 gradë, pse nuk po fiket zjarri

Nuk gjendet 33-vjeçari, eksperti: Temperatura 1000 gradë, pse nuk po fiket zjarri

Një grup vullnetarësh kanë mbërritur në ndihmë të zjarrfikësve të cilët po punojnë për kërkimin e 33 vjeçarit, Arjan Sala, i cili mbeti në magazinën që u shkrumbua nga flakët dy ditë më parë tek “Casa Italia”.

Ekspert, Adem Statovci i cili është në krye të grupit të 16 vullnetarëve  ka dhënë detaje të frikshme për zjarrin në magazinë. Ai ka thënë se temperatura në godinë ka shkuar afërsisht 1 mijë gradë.

“Ende zjarret janë të rrezikshme. Kjo punë  e kërkimit është problem se jemi duke u marrë me fikjen e zjarrit. Gërmadhat duhen pastruar. Unë kam informacion për një person aty. Dje kemi bërë një matje që ka qenë rreth 1 mijë  gradë ”, ka thënë shefi i shërbimit të zjarrfikësve në Rinas, Adem Statovci.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët se pse nuk po fiket zjarri që prej dy ditëve, ai ka shtuar se kjo vjen për shkak të materialeve të djegshme që ndodhen në magazinë. Raportohet se magazina ka qenë mbushur plotë me material.

“Shumë materiale të ndezshme që kanë qenë aty në hapësirën e magazinës. Ka qenë e tej ngarkuar me material. Qasja tek zjarri është shumë e vështirë. Rafte, ka dhe mure që janë shembur. Avancimi është shumë i vështirë. Nëse ke rroba dhe këpucë në trashësi një metër është e vështirë. Zjarrin brenda nuk e kemi fikur.”

“Besoj që diku gjatë ditës së sotme do përfundojmë. Godina nuk rrezikon intensiteti i madh është kaluar.” ka shtuar më pas Adem Statovci  E.L/abcnews.al/

Share: