Home KRYESORE “O Zot çfarë çudirash”! Robert Ndrenika iu përgjigjet kritikëve për spotin e...

“O Zot çfarë çudirash”! Robert Ndrenika iu përgjigjet kritikëve për spotin e fushatës së PS: S’jam kundër, vetëm se…!

Aktori i madh, Robert Ndrenika, iu përgjigjet kritikëve që e akuzojnë për përfshirjen në fushatën e Partisë Socialiste, pas videos së publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, ku shfaqej edhe ai, duke dhënë një mesazh në ditën e parë të nisjes së fushatës elektorale.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, aktori Ndrenika shprehet i habitur për zërat kundër, teksa e nis reagimin e tij me shprehjen “O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë”.

Mesazhi i Robert Ndrenikës:
O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë !!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale…Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra…nga ore nga ?…Nga Londra !!! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky nga…ruci më shan nga Londra ! Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se kështu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë !!!

(BalkanWeb)

Share: