Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në qytetin e Durrësit për t’u takuar me qytetarë dhe biznese. Ashtu si në Kavajë, Basha është pritur nga një numër I madh qytetarësh në qytet.
Kreu i PD i ka përshëndetur disa prej qytetarëve, ndërsa i falenderon që kanë dalë ta mbështesin.
Një grup i madh njerëzish e pritën Bashën edhe në Kavajë, por 20 prej tyre u proceduan penelisht për shkelje të rregullave anti-covid. sb/abcnews.al/