Nga Oltjona Selamaj
Poezia mori dhenë
Në fcb ka bërë folenë
Ca që s’ dinin as të flisnin
Në tribuna bënin misin
Sot, lëvdohen ndër gazeta
Poezi, moj t’ u ngjat jeta…
U dhe famë, u dhe bujë…
Por ty, s’ të dhanë një pikë ujë…
Vidh këtu, e vidh atje
Lum për shkronjësit që ke…
Ca që shqipen s’ njohin fare
Kanë nevojë për abetare…
Por, sot me para janë bërë…
Ndaj, oburra, libra të tërë…
Ne n’ a rroftë shkolla e lartë…
Pena, që s’ rreshti mbi kartë…
Sot nuk vlen më cilësia..
Vlen veç parja, e miqësia…
Shkruaj ti, e shkruaj unë
Vargjet, erë në furtunë..
Rimës, nuk i dinë lezetin..
Kujtojnë, se ajo e bën poetin…
Jo mor jo, se s’ është kështu…
Poezia, nuk është dru…
Por ka shpirt, edhe rënkon
Mediokrin, s’ e pranon…
Shkruajnë vargje pa kuptim
Boll të përfundojnë me rimë..
Shtrydhin shpirtin, kur s’ kanë dije
Gjuhën, e kanë lënë në hije…
Janë për në klasë të parë..
Të mësojnë shkrim, e këndim
Poetët e vërtetë i fyejnë…
Por më tepër POEZINË…
Duan like, e koment…
Elozhe, në çdo moment…
Duan grada, e lëvdata
Ca si pula, ca si pata…
Ka-ka-ka, e ga-ga-ga…
Poetesha të “mëdha”…
Një libër, s’ e kanë lexuar…
Rroftë fcb i uruar…
Ne në shkollë kemi shkëlqyer
Këto në fcb, sot kanë shpërthyer…
Nuk ka më krijimtari..
Kush jam unë, e kush je ti…
Poeteshat e silikonit…
Rrinë si gjelat, majë ballkonit…
Mburru, kush e kush më shumë…
Artit, seç i hapën punë…
Por, më leshko ca manjakë…
Që, çensurën kishin hakë…
Janë lëshuar porsi bishat
Poezisë, t’ i vënë flakë…
Ja kështu, o miqtë e mi,
S’ më bëhet më për poezi…
Nisa këngën nga inati
Se atë, s’ ma vjedhin dot…
S’ vidhet shpirti i këngëtarit…
Se i veshur është me ZOT…
Poezia gjithashtu, del nga drita e Perëndisë
Por, ndërsa gërmat i vjedhin..
Kënga e shpirtit, s’ bëhet pis…
Autore: Oltjona Selamaj