Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka deklaruar se të paktën 100 persona janë akuzuar për sulmin që ndodhi në Kapitol në 6 Janar të këtij viti.
Prokurorët theksuan se nevojitet më shumë kohë për të mbledhur dhe shqyrtuar prova në hetimin e gjerë. Megjithatë, ka qindra të tjerë, shumë prej të cilëve janë fiksuar në fotografi dhe në video, që janë ende të lirë, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimit (FBI) vazhdon t’i kërkojë.
“Hetimi vazhdon dhe qeveria pret që të ngrihen akuza ndaj të paktën 100 personave të tjerë”, shkruajnë prokurorët në dokumentat e dërguara gjykatës.
Sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve./abcnews.al