Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi i ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen në censusin e popullsisë.
Kreu i qeverisë theksoi se mjaftojnë vetëm 5 minuta për regjistrimin, pasi kjo do të vlerësojë dhe fuqinë kushtetuese të shqiptarëve në këtë shtet.
“Motra dhe vëllezër shqiptarë, sot duhet të jeni krenarë se sa shumë keni përparuar në të drejtat tuaja në shtetin mik. E mira nuk ka fund, por mjaftojmë që të kthejmë kohën pas veç disa vite më parë, për të parë se çfarë hapash kemi hedhur në afirmimin e të drejtave në atë republikë. Shqiptari në atë shtet kategorizohej si kategori e dytë. Platforma e Tiranës është faqe e ndritur e luftës së gjatë për të drejtat e shqiptarëve. Politika e ditës, ashtu si kudo, ju ndan edhe juve në çështje dhe opinione të ndryshme. por ajo asesi nuk duhet t’ju pengojë që të shihni identitetin shqiptar për një kauzë si të gjitha dasitë. Askush prej jush asnjë i vetëm, kudo qofshi, nuk do duhet ë mungojë për regjistrim e ri të shtetit të Maqedonisë së Veriut. Afati i mëparshëm u huq qëllimisht. Ju e dini, e dini më mirë se kushdo se nga numri i qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, varet fuqia kushtetutese dhe vendimmarrjet e atij shteti. Nuk ju kërkohet që të merrni pushkën dhe të dilni në mal, apo të merrni lopatën, por të harxhoni vetëm 5 minuta, asnjë minutë më shumë. Për t’u ulur para pc apo telefonit, në këtë adresë; shkruani me krenari emrin tuaj, të babës dhe të nënës tuaj, që ju lindën shqiptarë. Miq, ne shqiptarët kemi një defekt të madh, nuk vlerësojmë peshën e madhe të një zinxhiri të gjerave të vogla. E për pasojë i humbim ato beteja, që një komb i madh i bën përditë. Duke paguar kështu kosto të mëdha në beteja të tilla. Nesër kostoja e kësaj humbje do të jetë më e madhe. Përpara se të hani darkë sotme, uluni dhe kryejeni detyrën tuaj. Paçi çdo të mirë në familjen tuaj dhe Zoti i bekoftë shqiptarët. Mos harroni, kjo është adresa.”, tha Rama.
Ballkanweb.com