Home KRYESORE Sot “Ditën e Verës” ne Elbasan e përdhosi politika.

Sot “Ditën e Verës” ne Elbasan e përdhosi politika.

Sot ishte Ditë Dimri…

Nga Ylli Dylgjeri

Ç’është Dita e Verës?

Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica.

Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.

Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur
e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.

Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.(Faik Bej Konica, Botuar më 1911)i cili gati 110 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant. Ky eshte pershkrimi i Konices.

Por…sot “Ditën e Verës” ne Elbasan e përdhosi politika.

E përdhosen Rilindasit e Ramës. E përdhosi siç ka ndyrë gjithshka në vite. Siç ka ndyrë çdo feste e rit pagan. Turp! Me tabore civilesh përshkuan shetitoren duke ikur me nxitim se di se ku. Sot politika e ktheu Diten e Verës në një Ditë Dimri, ditë perplasje civile, apo civile pa uniforme, ditë horrash të zymtë, të errësuar nga fytyrat e politikaneve e militanteve kokështrember, të veshur me tuta tê zeza që rriheshin nê shesh nën flamurin e partisë politike.

Sot nuk shijuam qetësi, sot nuk buzeqeshi vera, sot nuk shkarkuam barrë, sot nuk u rrit as bari…Sot ndaluan dhe perenditë.

Ky eshte festimi qe organizoi sot shteti. Ky eshte morali qe u transmetoi brezave Edi & Co. Jane keto mostra qe po na e bejne çdo dite te zeze e pa vlere.

Keshtu ndodh kur politika fut hundet ne festat pagane.

Elbasanas!

Duroni dhe pak dite. Le ta festojme Diten e Verës në 25 Prill. Politika sot na e vodhi. Politika sot na e ngriu. Sot ishte Dite Dimri.

Share: