Home KRYESORE Spitali i Laçit, 3 milionë eurot e Bankës Botërore që po ‘ndahen’...

Spitali i Laçit, 3 milionë eurot e Bankës Botërore që po ‘ndahen’ me shpejtësi, kush do e marrë tortën?

Burimet shtojnë se në detajet e tenderit nuk janë specifikuar të dhënat e funksionimit të pajisjeve. Për blerjen e aparaturave as nuk janë pyetur mjekët rajonalë apo ata të QSUT. 

TIRANË- Pas dëmtimit nga tërmeti, spitali i Laçit u shemb me qëllim rindërtimin. Financues është edhe Banka Botërore që ka rezervuar 3 milionë euro për aparaturat. Por çfarë po ndodh? Teksa ndërtimi sapo ka nisur, burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka një ngut dhe një mungesë transparence në ndërtimin dhe në përgatitjen e tenderit për të blerë aparaturat e spitalit.

Burimet shtojnë se në detajet e tenderit nuk janë specifikuar të dhënat e funksionimit të pajisjeve. Për blerjen e aparaturave as nuk janë pyetur mjekët rajonalë apo ata të QSUT.

Konsulente e projektit të Bankës Botërore është Eda Allmuça. Ajo është gruaja e vëllait të ministres, e cila u emërua në këtë post dy muaj pasi bëri një kurs në SHBA si konsultente. Por ajo nuk është e vetmja. Bashkë me të, janë një sërë emrash dhe personazh pranë ministrës dhe rrethit të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilët me siguri, Banka Botërore nuk ka dijeni.

Kjo s’është hera e parë. Edhe dy vite më parë, u pa sesi tenderi për blerjen e aparaturave për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, përfundoi në një tender klientelist dhe pa asnjë impakt në shëndetësi./(DOSJA.AL)

Shënim: Perqasje.com është e hapur për çdo përgënjeshtrim nga personat dhe institucionet e përmëndura në këtë artikull

Share: