Trishtim
S’ka asgjë më të trishtuar
Se kjo violinë nate
Tinguj të hënëzuar
Përplasen …
Në një destinacion
Ty!
Ke harruar
se si i ulnim ëngjëjt në gjunjë
për çdo lutje
Ashtu
heshturazi
pa ia pranuar as vetes .
Pak më tutje …
Më tutje shpleksnim mëngjeset, muzgjet …
Si këmbana binin
mbi ankthet prej future!
Asgjë më të braktisur s’ka,
se i pari çast i yni.
Kjo violinë nate …
Kjo dhomë …
Një grusht ndjesish që lëshojnë Aromën
Tënden aromë të dashurisë
S’ka asgjë më të trishtë!
Unë e Ti
Unë isha për ty,
një njeri si të gjithë të tjerët.
Një hije e paqenësishme që s’e shihje.
Pastaj u bëra e dukshme, pak si herët.
Sikur tërë kjo botë të mos ishte !
Ti ishe për mua një pikë në gjithësi.
Për shpirtin tim
një vijë e hollë në letër.
Kjo gjithësi që shpejt u bë veç ti.
E që sigurisht nuk pati asnjë tjetër.
Kështu e morëm formën nëpër hije.
Kur koha skiconte nëpër ndjenjë.
Unë – pika që askund s’e shihje.
U bë një hon shpirtit tënd e s’del.
Tani më kot i grisim letrat
Që projektuan planin nëpër shpirt.
Nuk fshihen me gomë ndjenjat.
Në fund të vijës______________
zakonisht vënë pikë.