Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar listat e kandidatëve në 12 qarqe të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Sikurse kishte bërë me dije edhe më herët kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi do të kandidojë në tre qarqe, në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Ndërkohë, vërehet se e fundit në listën e Tiranës, në vendin e 36-të është listuar Brisida Shehaj, e njohur si ish-drejtoresha e Tatimeve gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama.
Shehaj u largua nga PS dhe mbajti qendrime të forta kundër qeverisë gjatë muajve të fundit duke kaluar me LSI-në.
Ajo tha se u largua nga Partia Socialiste pasi socialistët e vërtetë nuk përfaqësohen më nga Partia Socialiste dhe se “klani rilindas” e ka keqpërdorur pushtetin për interesa të ngushta./Opinion.al